Haziri i jep mbështetje kandidates për deputete në Kantonin Solothurn, Kosovare Rrustemi

Nga

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në një takim mbështetjeje dhe përgëzimi, kandidaten për deputete në Asamblenë e Kantoni të Solothurn-it në Zvicërr, e cila është me prejardhje nga Komuna e Gjilanit dhe është bashkatdhetare në vargun e gjatë të mërgatës që Gjilani ka në botën e jashtme e veçanërisht në Zvicër.

“Jam shumë i gëzuar kur të rinjtë tanë dhe mërgata në përgjithësi, është pjesë e proceseve politike edhe në shtetet sikur Zvicrra dhe e shteteve të tjera anë e mbanë botës. Qytetarët e Kosovës të cilët mërgatës po i japin tashmë gjeneratën e tretë atje, falë angazhimit dhe përkushtimit të vazhdueshëm, më nuk janë vetëm punëtorë krahu, por pjesë e zhvillimit, arsimimit dhe integrimi i tyre të plotë përditë e më shumë po bëhet krucial dhe ne normalisht që ndjehemi krenarë. Nga cilësia e kryetarit të Komunës që më së shumti ka qytetarët e saj në mërgim në nivel vendi e posaqërisht me qytetarët e saj që janë në Zvicërr, bëjë thirrje që të mbështetet Kosovarja në mënyrë që ajo të jetë pjesë zyrtare e përfaqësimit në institucionet e Zvicrrës”, ka thënë kryetari Haziri, duke porositur të gjithë të rinjtë që të marrin rrugën e studimeve dhe të avancimit intelektual në botën e jashtme kudo që ata janë.
Nga ana e saj Kosovare Rrustemi, kandidate për deputete në Asamblenë e Kantonit të  Solothurn-it, ka thënë se mbështetja e marrë nga kryetari Haziri dhe bashkëpunimi e motivimi që ka marrë nga bashkatdhetarët e Zhegrës, të Gjilanit dhe Kosovës, është jashtzakonisht i madh duke potencuar faktin se karshi rendit demokratik në shtetet evropiane, domosdo duhet të jetë edhe përfaqësimi politik, sepse përkujdesi dhe fuqia është krejt tjetër kur shqiptarët do ta kenë zërin e tyre karshi qytetarëve resident zvicrran.
Ndryshe, Kosovare Rrustemi është aktiviste e dalluar, drejtuese e shumë projekteve dhe organizatave humanitare, organizatave joqeveritare, organizime për mbrojtjen e të drejtave të grave dhe nënës shqiptare, dhe tash kandidate për deputete në Asamblenë e kantonit të Solotunit-Zvicërr, për zgjedhjet që do të mbahen më 12 mars 2017.

Mund të lexoni dhe