Haziri: Ky 17 shkurt shënon dekadën e parë të madhe të pavarësisë

Nga

Gjilan, 17 shkurt 2018/ Me rastin e 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, Kuvendi Komunal i
Gjilanit ka mbajtur sot një mbledhje solemne, me ç`rast në mënyrë unanime ka votuar për
shpalljen “Qytetar Nderi” të tri personalitete të kësaj ane, Hasan Mala, Hafiz Gagica dhe Afrim
Kqiku.
Me këtë rast, kryetari I Komunës, Lutfi Haziri, ka thënë se kjo është një dekadë e parë e
pavarësisë, një dekadë e madhe përtej së cilës kemi sublimuar vullnetin e popullit për
Republikën e Kosovës.
Natyrisht, jo vetëm në mënyrë simbolike, ne e fillojmë çdo aktivitet me nderimin e madh të
atyre që janë sakrifikuar dhe atyre që kanë dhënë jetën, duke u kryengrit, duke rezistuar dhe
duke luftuar për këtë republikë.
“Duke e respektuar deri në gjunjëzim veprën e tyre, jo vetëm para përmendoreve, lapidarëve
dhe obeliskëve, ne sot nderojmë familjet e tyre, nderojmë veprën e tyre dhe mbi të gjitha
kujtojmë vullnetin dhe dëshirën e tyre që të ecim edhe më shpejt përpara”, ka thënë Haziri.
Me këtë rast, Haziri ka thënë se nuk duhet të harrojmë t`i falënderojmë edhe të gjallët, ata që
vazhdojnë të punojnë, të kontribuojnë dhe të japin mesazhin e unitetit, të bashkëpunimit dhe
të shtet-ndërtimit, si obligim para gjeneratave të sotme dhe të ardhshme.
Hasan Mala është njëri prej bashkëqytetarëve tanë, i cili ishte i detyruar të largohet nga
shtëpia, nga familja, nga atdheu e nga vendlindja, për të udhëhequr një kauzë dhe një
organizim politik ilegal, i cili rezultoi deri në kryengritje, ka thënë kryetari i Komunës, Lutfi
Haziri, në arsyetimin e tij për t`i nderuar me mirënjohje këtë personalitet dhe dy të tjerë, Hafiz
Gagicën e Afrim Kqikun.

 

“Ne sot e kemi për nder me e veçua e nderuar për së gjalli Hasan Malën, për veprën dhe
kontributin e tij”, ka thënë kryetari Haziri.
Në rrugë të njëjtë për nga ideali dhe veprimtaria, por në një formë tjetër, u gjend edhe një
bashkëqytetar yni i dytë, Hafiz Gagica, i cili u detyrua të migrojë në Gjermani, për t`i ikur
arrestimit dhe torturës së regjimit të asaj kohe, që këtyre njerëzve vepronte pa mëshirë, për t`u
bërë ideal i gjithë atyre që vepronin në emigracion, pa u ndalë asnjëherë, deri në çlirimin e
fundit të Republikës sonë, ka thënë Haziri.
Dhe jo më pak i rëndësishëm në këtë rrugë është një bashkëqytetar tjetër yni, një kronist i
kohës nga historia jonë, i cili me qetësinë e tij, me aparatin e tij fotografik nuk ka lejuar asnjë
ngjarje të rezistencës politike, ushtarake e humanitare pa e regjistruar, sikurse ka shkrirë çdo
pasuri të tij dhe familjes në shërbim të kësaj kauze të madhe.
Sot Afrim Kqiku mbetet kronisti më i madh dhe është njëri prej emrave që janë propozuar të
nderohen si qytetar nderi., ka thënë kryetari Haziri.
Për më tepër, Haziri ka thënë se ka shumë emra dhe shumë personalitete tjera që ky Kuvend
Komunal duhet t`i nderojë në të ardhmen.
Propozimet e tij, janë votuar në mënyrë unanime nga të gjitha subjektet politike në Kuvend
Komunal.
Haziri falënderoi edhe deputetet e Kuvendit të Kosovës nga kjo komunë, të cilët patën rastin
dhe fatin që më 17 shkurt 2018 të nënshkruajnë Deklaratën e Pavarësisë, duke e zyrtarizuar
vullnetin e brezave për këtë republikë: Fatmir Rexhepi, Ahmet Isufi, Drita Maliqi si dhe vete ai
(Lutfi Haziri).
Përndryshe, Shpresa Kurteshi-Emini, kryesuese e Kuvendit Komunal, ka theksuar ky përvjetor
ngërthen brenda vetes një histori sa të dhembshme, aq edhe të lavdishme të popullit tonë, për
të arritur deri te ky qëllim, liria dhe pavarësi e Kosovës.

Mund të lexoni dhe