Haziri vlerëson lartë shërbimet emergjente të Gjilanit

Nga

Në Gjilan sot është shënuar Dita Evropiane e Numrit 112, ndërsa në këtë manifestim modest kanë marrë pjesë kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, Policia e Kosovës, shërbimi i zjarrfikësve, shërbimet emergjente shëndetësore, Kryqi Kuq, përfaqësues nga Ministria e Punëve të Brendshme e nxënës të shkollave me qëllim të promovimit të bashkëpunimit.

Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri, ka përshëndetur këtë manifestim dhe ka dëshiruar që të vazhdohet edhe më tutje me punë dhe me angazhime në fushën e sigurisë dhe koordinimin në interes të përgjithshëm, duke vlerësuar lartë punën e shërbimeve emergjente.

“112 shpëton jetë. Ky numër mbëhet shumë lehtë në mendje. Është kjo një qendër e fuqishme e mbështetjes dhe e shpëtimit të jetës së qytetarëve të Gjilanit, e pasurisë tonë, por edhe e intervenimit të shpejtë përmes institucioneve të emergjencave që jemi në një koordinim shumë të mirë të përbashkët me qëllim të një jete më të mirë dhe më të sigurtë në qytetin e Gjilanit. Është fat i mirë që gjilanasit janë bashkëpunues me qendrën e thirrjeve emergjente 112, duke qenë gjithnjë informues për dyshimet që mund ti kenë, me qëllim që të jemi të sigurtë dhe në shërbim të një jete më të mirë për të gjithë”, ka thënë kryetari Lutfi Haziri

Ai ka potencuar se duhet një bashkëpunim edhe më i madh nga të gjithë qytetarët që të kemi një gatishmëri më të madhe për intervenim në kohën më të shpejt të mundshme.

“Duhet të jemi bashkëpunues dhe të lajmërojnë për çdo rast në këtë shërbim, sepse vetëm kështu mund të kontribuojmë të gjithë bashkërisht për një qetësi më të madhe dhe për një siguri që gjithnjë e dëshirojmë dhe punojmë që ky vend të jetë vend i qetë dhe në fundksion të sigurisë publike”, tha Haziri.

Në këtë takim ka folur edhe Sali Mustafa, i cili ka shpalosur punën dhe angazhimin që ka bërë kjo qendër, gjithashtu ka ofruar gatishmërinë e tij për bashkëpunim me të gjitha institucionet e emergjencave të sigurisë në Komunën e Gjilanit dhe më gjerë.

Mund të lexoni dhe