Lutfi Haziri: 10-vjetorin e pavarësisë, çerdhja “Ardhmëria 1” do ta pres me objekt të vetin

Nga

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga u.d. e drejtorit të Arsimit, Shqipe Kastrati Haziri, në vigjilje të 9-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, kanë vizituar sot çerdhen “Ardhmëria I” dhe shkollën e mesme të agrobiznesit “Arbëria”. “Kjo është çerdhja më e vjetër e qytetit. Të gjithë ata fëmijë që kanë kaluar në këtë çerdhe dhe që do të kalojnë në të ardhmen, është nderë i veçantë, pa i harruar edhe dy çerdhet tjera. Besoj shumë që kjo çerdhe në përvjetorin e ardhshëm të pavarësisë do ta pres me objekt të vetin, meqë është i vetmi institucion që për shkak të rrënimit të objektit të tyre kanë mbetur në objekt privat”, ka thënë kryetari Haziri gjatë vizitës në këtë çerdhe.

Ai tha se Komuna është në ndërtim e sipër edhe të dy çerdheve të reja, të cilat janë me kapacitete të mëdha dhe me buxhetim të madh.
Me këtë rast, drejtoresha e DKA-së, Shqipe Kastrati Haziri, dhe drejtoresha e çerdhes “Ardhmëria I”, Shqipe Avdiu Kryeziu, e kanë falënderuar kryetarin Haziri për mbështetejen e fuqishme që po i jep nivelit parashkollor në veçanti.
Ndërkohë, kreu i Gjilanit, gjatë vizitës në shkollën e mesme të agrobiznesit “Arbëria”, ua  konfirmoi mësimdhënësve se gjatë këtij viti do të zhvendosen në kampusin e shkollave të mesme, përkatësisht në shkollën teknike, për ta ndjekur mësimin teorik, derisa ka theksuar se objekti aktual i kësaj shkolle do të shfrytëzohet për mësim praktik, jo vetëm për nxënësit e “Arbëria”, por edhe për ata të shkollave tjera.
Drejtori i shkollës “Arbëria”, Xhelal Jetishi, e ka falënderuar kryetarin Haziri për vizitën dhe zotimin e tij që kjo shkollë të integrohet në kuadër të kampusit të shkollave të mesme.

Mund të lexoni dhe