MI konfirmon: Ndërtimi i rrugëve katër korsi, Gjilan-Prishtinë dhe Gjilan-Ferizaj, nis në maj

Nga
Ministria e Infrastrukturës, në bashkëpunim me atë të Ambientit, kanë gjatë një debati publik të mbajtur sot në Gjilan, kanë prezantuar ndikimin në mjedis të projektit të ndërtimit dhe zgjerimit të rrugës Gjilan-Kllokot dhe asaj hyrëse e dalëse deri tek qendra e qytetit. Zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës dhe të asaj të Ambientit, gjatë prezantimit, kanë thënë se ndërtimi dhe zgjerimi i rrugës Kllokot-Gjilan-qendër e qytetit dhe asaj hyrëse Gjilan-Prishtinë do të thotë më pak emetim të gazrave dhe më pak zhurmë, duke vlerësuar se përveç ndikimit në shkarkimin e komunikacionit, do të ketë ndikim edhe në përmirësimin e aspektit mjedisor.

“Është vit që do të filloj ndërtimi i rrugëve, i infrastrukturës nëntokësore dhe i infrastrukturës në përgjithësi. Sot është bërë prezantimi i ndikimit në mjedis i njërit nga projektet më të mëdha, që përfshinë rrugën Kllokot-Gjilan, deri tek qendra e qytetit. Ky është investim BERZH-it, përmes Ministrisë së Infrastrukturës dhe tashmë jemi në përfundim të procesit për të filluar ndërtimin e kësaj rruge, por që e përfshinë projektin tjetër të zgjerimit të rrugës Gjilan-Prishtinë”, ka thënë pas debatit kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.
Ndërkaq, duke shpjeguar në detaje dy projektet më të rëndësishme për Gjilanin, Ardian Begaj, udhëheqës për implementin e projekteve të BERZH-it në kuadër të Ministrisë së Infrastrukturës, ka thënë se këto segmente rrugore përfshijnë rehabilitimin e rrugës Kllokot-Gjilan që është 11 kilometra, hyrja e Gjilanit që do të zgjerohet nga dy në katër korsi mbi 3.1 kilometra, sikurse edhe ajo e Gjilan-Prishtinë që do të zgjerohet në katër korsi e që do të jetë mbi 3 kilometra.
“Njësiti për implementimin e projekteve të Ministrisë së Infrastrukturës është në koordinim të plotë me përfaqësuesit e BERZH-it dhe sipas planifikimeve tona, fillimi i muajit maj do të jetë edhe fillimi i ndërtimit të këtyre segmenteve rrugore. Që të dyja do të bëhen me ndriçimin publik dhe me trotuare, ndërsa kosto e investimeve do të jetë mbi 10 milionë euro”, ka sqaruar Begaj.
Gjatë debatit, me pyetje dhe rekomandime ka marrë pjesë edhe nënkryetari Rexhep Kadriu, sikurse edhe qytetarët, Afërdita Zymberi e Tefik Ibrahimi.

 

Mund të lexoni dhe