Aferdita Balaj-Ajdini

Listës fituese të LDK-së i bashkohet edhe profesoresha e anglishtes, Aferdita Balaj-Ajdini

Aferdita Balaj-Ajdini, e lindur ne Gjilan, ka përfunduar dy fakultete.

Më 1997 ka përfunduar fakultetin e edukimit në Gjilan, ndërkaq më 2005 fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë Angleze.

Është anëtare e LDK-së prej vitit 1997.

Në zgjedhjet loale të vitit 2017 ka fituar mandatin e asamblistes komunale, pozitë të cilën e kreu me shumë përkushtim, duke qenë zë i fuqishëm i qytetarëve për të mirën e përgjithshme.

Në mandatin e fundit ka qenë edhe Kryesuese e Komitetit për Arsim në Kuvendin Komunal.

Fokusi i Afërditës është arsimi, rinia dhe mirqenia sociale.

Ka punuar si projekt menaxhere në UMCOR, pastaj si koordinatore regjionale në OSCE, derisa aktualisht punon si profesoreshë e Gjuhës Angleze.

Është e martuar dhe ka dy fëmijë.

Kandidimi i saj në këto zgjedhje, i bën nder LDK’së dhe Gjilanit!

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn