Atdhe Murtezin

Ju prezantojmë Atdhe Murtezin, master i shkencave ekonomike

Atdhe Murtezi, i lindur në Gjilan më 27 janar 1989, është master i shkencave ekonomike, drejtimi Menaxhment.

Studimet bachelor i kreu në Universitetin “Hasan Prishtina”, ndërsa studimet Master në Kolegjin Universitar “UBT”.

Ka qenë anëtar i Forumit të Rinisë së LDK-së, dega në Gjilan, nga viti 2013 – 2017.

Nga viti 2014 ka punuar në disa kompani te ndryshme te marketingut, ndërsa nga viti 2019 ka menaxhuar biznesin Sëiss Premium Life në Gjilan.

Ka qenë anëtar dhe aktivist në organizatën KCIC (Kosovo Center for International Cooperation) nga viti 2011, dhe gjithashtu monitorues ne zgjedhjet parlamentare në Kosovë gjatë vitin 2014.

Ishte edhe anëtar dhe këshilltarë i Këshillit Qëndror i Veprimit Rinor i Republikes së Kosovës (KQVR) nga viti 2013 deri në 2015.

Rrjedh nga një familje me traditë si rugovistë të përbetuar.

Është gjenerata e tretë nga kjo familje që kontribuon në LDK.

Kandidimi i tij në këto zgjedhje, i bën nder LDK’së dhe Gjilanit!

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn