Avdyl Jerliu

Listës fituese të LDK-së i bashkohet edhe Mr. Avdyl Jerliu

Avdyl Jerliu u lind në Gjilan më 21 gusht 1975.

Ka përfunduar studimet themelore në Fakultetin Ekonomik, për të vazhduar tutje në studimet postdiplomike, ku ka përfunduar për Menaxhment dhe Informatikë.

Nga viti 1999 deri në vitin 2018, ka punuar në sektorin privat si afarist.

Brenda periudhës (2014-2017) është emëruar, Kryesues i Komisionit Komunal të Aksionarit në Ndërmarrjen Publike Lokale “Stacioni i Autobusëve” SH.A. në Gjilan.

Në periudhën 2017-2018 është emëruar drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, në Komunën e Gjilanit.

Në periudhën 2018-2021 është zgjedhur Kryeshef Ekzekutiv në Ndërmarrjen Publike Lokale “Tregu” SH.A Gjilan.

Është i martuar dhe ka katër fëmijë.

Kandidimi i tij në këto zgjedhje, i bën nder LDK’së dhe Gjilanit!

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn