Bardhyl Syla

Ju prezantojmë magjistrin e Shkencave Juridike Administrative, Bardhyl Syla

U lind më 5 tetor 1978, në Bresalc të Gjilanit. Është magjistër i Shkencave Juridike Administrative.

Ka përvojë të gjatë menaxheriale në institucionin e Komunës së Gjilanit dhe gjatë 2004 -2021 ka ushtruar me plot profesionalizëm këto detyra: Drejtor i Administratë të Përgjithshme, drejtor për Arsim, udhëheqës i sektorit për punë të përgjithshme juridike dhe personel në sektorin e Arsimit, menaxher i burimeve njerëzore, zyrtar ligjor.

Ndërkohë, në periudha të ndryshme kohore ka qenë i angazhuar si ligjërues i lëndëve juridike në disa Kolegje private.

Bardhyl Syla është anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-së në Gjilan dhe anëtar i Kryesisë së Nëndegës në Bresalc. Është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Kandidimi i tij në këto zgjedhje, i bën nder LDK’së dhe Gjilanit!

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn