Deniza Limani

Listës fituese të LDK-së i bashkohet edhe Deniza Limani, master i drejtimit Kushtetues-Administrativ

Deniza Limani, e lindur në vitin 1992 në Gjilan, ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ndërkaq studimet post-diplomike i ka përfunduar po në Universiteti “Hasan Prishtina”, në drejtimin Kushtetues-Administrativ.

Deniza Limani, që nga viti 2002 është angazhuar me pjesmarrje në aktivitete rinore, kulturore vullnetare të cilën këto angazhime e kanë përcjellur deri në vitin 2018.

Në vitin 2008, e çertifikuar për praktikë pranë Shërbimit Civil të Administratës Komunale në Gjilan.

Në vitet 2011-2012, e angazhuar ne Këshillin e nxënësve të Kosovës, duke e përfaqësuar Gjilanin.

Në vitin 2012, e shpërblyer me mirënjohje për kontributin e dhënë dhe sukseset e arritura në -angazhimin si Kryetare e Shkollës së Mesme “Marin Barleti” Gjilan.

Në vitet 2014-2017, e votuar nga deputetët e rinj (përfaqësues të komunave) dhe e angazhuar si kryetare në Kuvendin e të Rinjve të Kosovës, duke u shpërblyer me mirënjohje për kontributin e dhënë në procese të ndryshme në këto vite me të rinjtë nëpër komuna të Kosovës.

Në vitet 2017- 2018, e çertifikuar për praktikën një vjeqare, në Gjykatën Themelore në Gjilan

Është anëtare e LDK-së që nga viti 2018.

Në vitet 2018-2019, asistente politike në zyrën e kryetarit të Komunës së Gjilanit.

Në vitin 2019, e votuar permes procesit demokratik si kryetare e Forumit të Gruas së LDK-së, në lagjen Arbëria.

Në vitin 2019 emërohet u.d. drejtoreshë për Kulturë, Rini dhe Sport në Gjlan, ndërsa në vitin 2020 emërohet si drejtoreshë e DKRS, post të cilin e mban akoma.

Deri tani e shpërblyer me mirënjohje të ndryshme nga organizata rinore, kulturore dhe sportive për bashkëpunimin e treguar me këto OJQ dhe realizimin e shumë ngjarjeve të përbashkëta në qytetin tonë me një calendar të pasur mujor.

Deniza është nismëtare e disa proceseve në kuadër të mbrojtjes së vlerave kulturore të qytetit, një ndër to manifestimi mbarëkombëtar 30-vjecar “Flaka e Janarit”, e cila tanimë është pjesë e trashëgimisë shpirtërore.

Kandidimi i saj në këto zgjedhje, i bën nder LDK’së dhe Gjilanit!

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn