Diana Toska

Diana Toska, e lindur ne Gjilan, mësimet vijoi në Shkollen fillore “Selami Hallaqi” e perzgjedhur si nxënëse e dalluar në regjion, dhe e njohur për kontributin e dhënë në aktivitete të shkollës, në vitin 2008 shpallet Kryetare e Shkollës.

Pos kësaj, shpallet edhe lexuesja e dalluar e vitit nga Bibloteka e Qytetit. Krahas leximit, shkroi edhe shumë poezi e krijime te cilat u botuan në revista të shumta të vendit.

Në vitin 2009 bëhet pjesë e Shkollës për të Drejtat e Njeriut, duke vazhduar ëe shtoj pjesëmarrjen dhe aktivitetin e saj në organizata joqeveritare, kombetare dhe nderkombetare.

Gjate shkollës së mesme vazhdon zhvillimin e saj si aktiviste në fushën e shoqërisë civile. Përfaqesuese në projektin për Demokracinë nga Komiteti Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Norvegji, ku percjell edhe nga afër Zgjedhjet Parlamentare në Oslo.

Në vitin 2012 ka qenë përfaqësuese në projektin e të rinjve në Gjermani, për zhvillim dhe bashkëpunim nder-etnik.

Me tutje, ndjek shumë trajnime të tjera si: Planifikimi i Karrieres, Mobilizimi i Komunitetit, Shkruarja e projekt propozimeve, Avokimi dhe Lobimi, pas të cilave angazhohet edhe praktikisht në Administraten e Përgjithshme.

Studioi në Akademine e Arteve muzikore pranë Universitetit te Prishtine, bursiste në degën e Pianos. Duke vazhduar si mësimdhënëse në Shkollën e Muzikes, në Gjilan.

Në vitin 2019 certifikohet suksesshëm në modulet e projektit Zhvillimi i kapaciteteve në udhëheqjen arsimore.

Karrierën artistike, Diana e filloi qysh në moshë të hershme, duke marrë shumë cmime në gara të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, si kengetare dhe pianiste.

Që nga viti 2011 ka qenë pjesë e pandashme e aktiviteteve kulturore në Gjilan dhe rajon.

Ka qenë zëdhënëse për media, moderatore dhe organizatore në Festivale kombëtare e ndërkombëtare si: Flaka e Janarit dhe ReMusica.

Aktiviteti politik në LDK si pjesë e strukturave e nisi nga viti 2010, duke qenë konferenciere e Fushatave në zgjedhje nacionale dhe lokale.

Aktualisht është anëtare e Kryesisë së Degës, Forumit të Rinisë, Zyrës për Marrëdhënie me Publikun si dhe kryesuese e Komisionit për Kulture, Rini dhe Sport, në LDK.

Kandidimi i saj në këto zgjedhje, i bën nder LDK’së dhe Gjilani.

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn