Drenushë Maloku

Listës fituese të LDK-së i bashkohet edhe profesoresha e anglishtës, Drenushë Maloku

Drenushë Maloku, e lindur në Gjilan më 21 mars 1993, ka përfunduar studimet e nivelit bachelor në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë- Maqedoni, në drejtimin Gjuhë dhe Letërsi Angleze.

Aktualisht është në perfundim të studimeve Master në Universitetin AAB – drejtimi Gjuhë dhe Letërsi Angleze.

Ajo ka kryer një sërë trajnimesh profesionale në vend dhe jashtë vendit në fushën e arsimit dhe të biznesit.

Drenusha punon në sektorin e arsimit si mësimdhënëse e gjuhës angelze, gjithashtu është e përfshirë edhe në fushën e biznesit, ku menagjon dy biznese të suksesshme.

Drenusha zotëron njohuri të disa gjuhëve të huaja si: anglisht, turqisht, gjermanisht dhe maqedonisht.

Kandidimi i saj në këto zgjedhje, i bën nder LDK’së dhe Gjilanit!

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn