Gentrit Murseli

Listës fituese të LDK-së i bashkohet kryetari i të rinjve, Gentrit Murseli

Gentrit Murseli, i lindur më 1995, ka përfunduar studimet bachelor për Integrime Europiane, ndërkaq aktualisht studion në nivelin master, në drejtimin Qeverisja Lokale dhe Shoqëria Demokratike.

Gentrit Murseli është asambleist nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan për mandatin 2017-2021.

Si student, për një mandat shërbeu si kryetar i Organizatës së Studentëve Europianë.

Ka qenë bartës i listës në organizatën më të madhe studentore në Kosovë dhe për një mandat ka shërbyer si deputet në Parlamentin Studentor të Universitetit të Prishtinës.

Si student në nivelin bachelor ka qenë pjesëmarrës në organizatat studentore OSE(ISPE) dhe USPE(UP).

Në vitet 2009/2013 ka qenë aktivist i Forumit të Rinisë së LDK-së, Dega Gjilan, ndërkaq në vitet 2013-2016, u zgjodh anëtar i Kryesisë në FR LDK, në Gjilan.

Nga viti 2017 është anëtar i Kryesisë në Degën e Lidhjes Demokratike në Gjilan.

Në zgjedhjet e vitit 2017 fiton ulëse në Kuvendin Komunal të Gjilanit, pozitë të cilën e mban akoma.

Në mandatin 2017-2021, ushtroi detyrën e Kryesuesit të Komitetit për Kulturë, Rini/Sport.

Në vitin 2021 zgjidhet Kryetar i Forumit të Rinisë së LDK-së, në Gjilan.

Nga viti 2015 deri në vitin 2017 ka punuar si zyrtar marketingu në ISPE.

Nga viti 2016/2020 ishte anëtar i Bordit dhe zëdhënës në klubin futbollistik FC Drita.

Kandidimi i tij në këto zgjedhje, i bën nder LDK’së dhe Gjilanit!

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn