Gresa Avdiu

Listës fituese të LDK-së i bashkohet edhe studentja e dy fakulteteve, Gresa Avdiu

Gresa Avdiu, e lindur dhe e rritur në fshatin Perlepnicë, është e bija e sipërmarrësit Ramadan Avdiu dhe mësueses Shkendije Xhelili-Avdiu.

Gresa është në përfundim të masterit në drejtimin e Farmacisë dhe baçelor të Shkencave Politike.

Është bursiste në fondacionin politik gjerman, “Konrad Adenauer Stiftung”, përmes të cilit ka pasur mundesinë ta përfaqësoj Forumin e Rinisë së LDK-së në trajnime vendore, rajonale e ndërkombëtare, duke perfshirë edhe trajnime në kryeqytetin politik të Europës, Bruksel.

Edhe pse e re në moshë, ka marrë pjesë në trajnime e konferenca të ndryshme vendore e rajonale në fushën e shëndetësisë.

Nga 2017 është aktivisht pjesë e strukturave të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe akutalisht nënkryetare e Forumit të Rinisë së LDK-së, Dega në Gjilan.

Kandidimi i saj në këto zgjedhje, i bën nder LDK’së dhe Gjilanit!

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn