Imran Haziri

Ju prezantojmë arkitektin, Imran Haziri

Imran Haziri, i lindur më 9 janar 1994, është arkitekt i diplomuar në vitin 2016, ndërsa tash është në përfundim masterit në këtë lëmi dhe shumë shpejt do ta marrë titullin Master i Shkencës në Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor.

Përgjatë studimeve universitare, ka ndjekur trajnime dhe kurse të ndryshme, duke përfituar afësi dhe njohuri të shkëlqyeshme për tregun e punës.

Aktualisht, është i angazhuar në kompaninë private “Globi Construction”, duke bërë mbikëqyrjen e projekteve dhe punimeve kontraktuese, planifikimin dhe ofrimin e skicave, këshillimin dhe drejtimin e projekteve etj.

Që nga viti 2015 angazhohet në politikë, duke dhënë kontribut të çmuar në pozita të rëndësishme partiake.

Fillimisht, si nënkryetar i Forumit të Rinisë së LDK-së, e pastaj si delegat përfaqësues i Lidhjes Demokratike të Kosovës, si dhe kryetar i Forumit të Rinisë në Lagjen VIII.

Imran Haziri, ka aftësi të mira analitike dhe logjike, të përfituara nga përvoja e gjatë menaxheriale, si dhe është njohës i shkëlqyeshëmi rrethanave politike.

Është njohës i shkëlqyeshëm i gjuhës shqipe si dhe zotëron rrjedhshëm edhe gjuhën angleze.

Duke i kombinuar të gjitha këto përvoja si dhe njohuritë dhe aftësitë e përfituara akademike, Imran Haziri, ka vendosur të jetë zëri përfaqësues i të gjithë qytetarëve të Gjilanit në Asamblenë Komunale nga Lidhja Demokratike e Kosovës për mandatin e ardhshëm 4 vjeçar.

Është i martuar dhe ka një djalë.

Kandidimi i tij në këto zgjedhje, i bën nder LDK’së dhe Gjilanit!

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn