Jehona Maliqi

Ju prezantojmë kandidaten tonë, Jehona Maliqi

Jehona Maliqi, e lindur më 28 gusht 1987, në Gjilan, nga babai Nazmi Halili dhe nëna Hafize Halili, ka diplomuar në nivelin bachelor në Kolegjin “Fama”, drejtimi ekonomi-menaxhment, për t’i përfunduar më vonë edhe studimet post-diplomike në Kolegjin “Fama”, drejtimi menaxhment.

Kreu trajnime të ndryshme në fushën e ekonomisë, duke filluar nga trajnimi për kontabilitet Fifo në Prishtinë, Trajnimi për menaxhim të projekteve dhe lidership në Odën Ekonomike të Kosovës në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Austrisë, praktikën e ndjekur në Drejtorinë për Buxhet dhe Financa në Gjilan etj.

Aktualisht është e punësuar në Sh.p.k “Gallery Sport” në Gjilan, me pozitë menaxhere.

Kandidimi i saj në këto zgjedhje, i bën nder LDK’së dhe Gjilanit!

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn