Kadime Berisha – Maloku

Listën e kandidaturave të LDK-së e përmbush gazetarja, Kadime Berisha – Maloku

Kadimja që nga shkolla fillore është marr me aktivitete të ndryshme si vullnetare e Qendrës Rinore dhe më pas nga mosha 16-vjeçare ka vazhduar të jetë aktiviste politike në mënyrë aktive, duke u bërë pasive në këtë fushë vetëm atëherë kur i është përkushtuar studimeve si armë të fort që ka ajo.

Ka mbaruar studimet BA dhe MA në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, në drejtimet Gazetari në vitin 2013 dhe Gazetari dhe kontakte me publikun në vitin 2019, duke mbajtur kështu titullin “Master i shkencave filologjike” pas mbrojtjes së hulumtimit me temën: Analiza e propagandës anti-shqiptare në gazetën “Rilindja” për ngjarjet e vitit 1981.

Gjatë periudhës së studimeve ka qenë për një mandat sekretare e këshillit të studentëve në Fakultetin e Filologjisë si dhe ka praktikuar profesionin e saj në disa nga mediumet në Kosovë duke ndjekur për së afërmi si gazetare ngjarjet në fushën e arsimit dhe politikës.

Ndërsa, në disa periudha të shkurta ka praktikuar edhe pozitat si Zyrtare Informimit në Komunën e Gjilanit në vitin 2013 dhe po ashtu asistente e Rektorit të Universitetit të Prishtinës në vitin 2019.

Duke qenë dashamire e shkencës dhe e dijes Kadimja aktualisht ka vendosur të vazhdoj studimet BA në Universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka” në programin: Arsimi fillor.

Rikthimi i saj si kandidate për asamble komunale nga radhët e LDK-së është misioni i Kadimes, për të vazhduar të kontriboj në qytetin e Gjilanit për më të mirën e familjes dhe bashkëqytetarëve të saj.

Kandidimi i saj në këto zgjedhje, i bën nder LDK’së dhe Gjilanit!

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn