Mizafere Ismajli

Listës fituese të LDK-së i bashkohet edhe prof. Mizafere Ismajli

Mizafere Ismajli, e lindur më 1 prill 1972, në Gjilan, studimet bachelor i mbaroi në Universitetin “Hasan Prishtina”, në Fakultetin e Filologjisë, dega Letërsi Shqipe.

Para se të angazhohej në politikë, ajo ka udhëhequr biznesin e saj familjar. Që nga viti 2001 ka qenë e angazhuar në kompani të ndryshme të sigurimeve, ndërkaq aktualisht është e angazhuar në kompaninë e sigurimeve “Scardian”, ku punon si Administratore.

Ismajli u zgjodh asambliste e Kuvendit të Komunës së Gjilanit për dy herë radhazi, (2007 – 2009) dhe (2013 – 2017).

Ajo gjatë mandatit të dytë për 4 vite (2013 – 2017) ka shërbyer si anëtare në Komitetin e Shërbimeve Publike, në Komisionin për shpërdarjen e bursave si dhe gjithashtu ka qenë anëtare e Komitetit të Zhvillimit Ekonomik.

Përgjatë dy mandateve, Mizafere Ismajli është angazhuar maksimalisht në përmbushjen e premtimeve të saja dhe në ndihmesën e nevojave të qytetarëve të Gjilanit.

Kandidimi i saj në këto zgjedhje, i bën nder LDK’së dhe Gjilanit!

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn