Muhadin Haziri.

Listës fituese të LDK-së i bashkohet edhe ekonomisti, Muhadin Haziri.

Muhadin Haziri i lindur në Zhegër më 31 janar 1975, ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik në drejtimin menaxhim biznesi në Universitetin Kristal, në vitin 2009.

Në vitet 2012-2014, ndoqi trajnimet adekuate dhe u certifikua me certifikat themelore profesionale të Prokurim Publik.

Nga viti 2003 ka filluar punën në ndërmarrjen komunale Higjiena në Gjilan si arkatar.

Në vitet 2010-2012 emërohet drejtor i financave dhe administrates në KRM Higjiena.

Në vitet 2014-2019 votohet nga Kuvendi Komunal i Gjilanit si i Komisionit të aksionarëve në Eko-Higjiena.

Në vitin 2019 emërohet anëtar i Komisionit në NPL-Tregu, në Gjilan.

Në vitin 2019, me votën e lirë të qytetarve zgjidhet kryetar Këshillit fshatit në Zhegër, detyrë të cilën e ushton edhe tani.

Është i martuar dhe ka tre fëmijë.

Kandidimi i tij në këto zgjedhje, i bën nder LDK’së dhe Gjilanit!

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn