Profesionistët shëndetësorë dhe ata të mirëqenies sociale i falënderoj për besimin që ma kanë dhënë gjithmonë. Këtë besim e kam ruajtur duke bashkëpunuar për të mirën e qytetarëve.

Profesionistët shëndetësorë dhe ata të mirëqenies sociale i falënderoj për besimin që ma kanë dhënë gjithmonë. Këtë besim e kam ruajtur duke bashkëpunuar për të mirën e qytetarëve. Faleminderit tri institucionet shëndetësore në Gjilan që në periudhën e përballjes me pandeminë, kanë treguar angazhim maksimal, QRSHP-së, SPGJ-së dhe QKMF-së. Brenda kësaj kohe, përveç tjerash, i kemi ofruar mbi 13 mijë vizita shtëpiake për pacientët e prekur me COVID-19. Sa i përket investimeve, i kemi rinovuar të gjitha qendrat shëndetësore, ndërkaq pas ndërtimit të ambulantës në Llashticë, tashmë është gati edhe objekti i ri i QKMF-së me standarde europiane, përballë Spitalit të Përgjithshëm, që përkthehet me dyfishim të hapësirave për mjekët e pacientët e gjashtë shërbime të reja shëndetësore.Faleminderit heronjve të gjallë të ditëve të sotme për punën e jashtëzakonshme gjatë pandemisë!

#LDKGjilan#LDK160

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn