Ramiz Ramadani

Ju prezantojmë inxhinierin e bujqësisë, Ramiz Ramadani

Ramiz Ramadani, i lindur më 1 tetor 1966, me profeson është inxhinier i bujqësisë.

Në vitet 2001-2009 ka punuar në pozitën zyrtar për zhvillim të bujqësisë, në Drejtorinë e Bujqësisë, në Komunën e Gjilanit.

Nga nëntori i viti 2009 deri në nëntor të vitit 2013, ka qenë anëtar i asamblesë komunale në Gjilan.

Nga data 06.04.2010 deri 28.02.2014, ka punuar si menaxher në projektin “Transparenca dhe neutraliteti gjatë marrjes së mostrave dhe pagesa e qumështit të pa përpunuar në Kosovë”.

Nga data 24.02.2014 deri në dhjetor 2017, drejtor për Bujqësi dhe Pylltari në Komunën e Gjilanit.

Në tetor të vitit 2017 zgjidhet anëtar i asamblesë komunale prej të cilës heq dorë për të vazhduar mandatin e dytë të drejtorit në Drejtorinë për Bujqësi dhe Pylltari, në Gjilan.

Kandidimi i tij në këto zgjedhje, i bën nder LDK’së dhe Gjilanit!

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn