Rijad Elezi

Listës fituese të LDK-së i bashkohet edhe ekonomisti e afaristi, Rijad Elezi

Rijad Elezi, i lindur me 5 prill 1976, është ekonomist i diplomuar dhe afarist suksesshëm.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2017 ka fituar mandatin e anëtarit të Kuvendit Komunal të Gjilanit, pozitë të cilën e mban akoma.

Rijadi aktualisht është anëtar i Komitetit për Barazi Gjinore, trup mbështetës i Kuvendit Komunal, sikurse edhe anëtar i Komisionit për Shërbime Publike, Infrastrukturë dhe Banim, i Degës së LDK-së.

Është kontribues i hershëm dhe aktivist vullnetar i përkushtuar i LDK-së që nga themelimi.

Kandidimi i tij në këto zgjedhje, i bën nder LDK’së dhe Gjilanit!

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn