Sami Ahmeti

Ju prezantojmë ish-ushtarin e UÇK-së, Sami Ahmeti

Sami Ahmeti, i lindur më 26 dhjetor 1967, ka kryer studimet bachelor dhe master për ekonomi, në drejtimin Menaxhment.

Gjatë viteve të 90’ta është bërë pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe që nga anëtarësimi në LDK, mori pjesë në aktivitete të ndryshme duke përfshirë edhe angazhimin në pajtimet e gjaqeve dhe ngatërresave në Malësinë e Zhegocit qysh në kohën si student, derisa u angazhua edhe në Këshill të Financimit.

Nga fillimi i vitit 1992 deri në vitin 2003, ushtroi edhe detyrën e mësimdhënësit në fshatin Zhegoc dhe Verbicë të Zhegocit.

Në orët e liga për popullin shqiptar, Sami Ahmeti, iu bashkua radhëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bashkë me krejt familjen.

Nga viti 2000 deri në vitin 2002, ishte asamblist në Komunën e Gjilanit nga radhët e LDK-së.

Nga viti 2003 deri në vitin 2019, punoi me plot zell e profesionalizëm në Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, duke e ushtruar detyrën e Zyrtarit për Mirëqenie Sociale në Gjilan.

Gjatë kohës sa ka qenë zyrtar për shërbime dhe mirëqenie sociale ka ndjekur aktivitete dhe trajnime të ndryshme për të përforcuar njohuritë dhe punën e tij.

Nga viti 2000 deri në vitin 2007 ka qenë anëtar i Komitetit Komunal për ri-ndërtime dhe banim në Komunën e Gjilanit.

Nga viti 2007 deri në vitin 2016 ka qenë anëtar i Komitetit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

Nga vitet 2016 deri në vitin 2021 ka qenë anëtar i Komitetit për pronë dhe banim në Komunën e Gjilanit.

Ka qenë, po ashtu, edhe anëtar i Komisionit për mbledhjen dhe identifikimin e të vrarëve dhe të plagosurve nga lufta e fundit në Kosovë në vitet 98-99 në Zonën e Karadakut.

Gjithashtu, ka qenë edhe anëtar i Komisionit për grumbullimin e dëmeve të luftës së viteve 98-99 në Zhegoc, nga i cili Komision janë shtypur tre vëllime librash me gjetje dhe identifikime të dëmeve të luftës.

Ka qenë edhe hartues i planit tre vjeçar të banimit social në Komunën e Gjilanit.

Që nga viti 2019 mban pozitën e Shefit të Administratës dhe Financave në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Komunën e Gjilanit.

Gjatë kohës së luftës në Kosovë, në Zonën e Karadakut, në fshatin Zhegoc, shtëpitë e familjes së tij ishin baza e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa shtëpinë e ku jetonte me familje e ofroi për shërbime mjekësore për ushtarët dhe civilët të cilët u plagosën nga forcat serbe gjatë viteve 1998-1999.

Është i martuar dhe ka katër fëmijëve.

Kandidimi i tij në këto zgjedhje, i bën nder LDK’së dhe Gjilanit!

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn