Shpresa Kurteshi-Emini

Ju prezantojmë kandidaten, Mr. Shpresa Kurteshi-Emini

Shpresa Kurteshi-Emini, e lindur më 24 janar 1987, ka kryer studimet bachelor dhe ato të nivelit master në Universitetin “Hasan Prishtina”, në Fakultetin Filologjik – Letërsi Shqipe

Shpresa ka fituar tre mandate të asamblistes së Kuvendit Komunal të Gjilanit (2009- 2013, 2013-2017 dhe 2017-2021), ndërkohë që në dy mandatet e fundit u zgjodh kyesuese e Asamblesë.

Në vitet 2011-2012, ishte Kryesuese e Grupit të Grave asambleiste, sikurse edhe Zv/kryesuese e Bordit Rajonal të Grave asambleiste.

Anëtare e Komitetit për Kulturë, Rini e Sport (2009-2013), e poashtu edhe Kryesuese e Komitetit për Kulturë, Rini e Sport (2013 – 2017).

Shpresa, gjatë viteve 2013-2017 ishte anëtare e Këshillit drejtues të Teatrit të Qytetit, në Gjilan dhe anëtare në Komisione të ndryshme komunale.

Në fund të mandatit të kaluar, më 3 korrik 2017, u zgjodh kryesuese e Kuvendit Komunale, për t’u rizgjedhur më 19 janar 2018 për mandatin aktual, pozitë të cilën e ushtron edhe sot.

Kandidimi i saj në këto zgjedhje, i bën nder LDK’së dhe Gjilanit!

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn