Sportistët, përfshirë legjendat, veteranët e punëtorët sportivë, na kanë bërë nder me rezultatet e mëdha, për ta fuqizuar epitetin e Gjilanit.

Sportistët, përfshirë legjendat, veteranët e punëtorët sportivë, na kanë bërë nder me rezultatet e mëdha, për ta fuqizuar epitetin e Gjilanit – Kryeqytet i Sportit. Arsyeja e vonesës në rindërtimin e Stadiumit të Qytetit është kërkesa e UEFA-s që ky Stadium të bëhet sipas kategorisë 4 b dhe pas harmonizimit të projektit me shtëpinë më të madhe të futbollit në Europë, faza e parë është në përfundim e sipër, ndërkaq me fazën e dytë përfundon krejtësisht ky projekt”, ka thënë kryetari Haziri.Edhe problemi i palestrës në Zhegër është zgjidhur dhe shpresojmë që operatori i ri do t’i jap dinamikë të madhe punimeve, ndërsa palestra e sporteve “Bashkim Selishta – Petriti”, do të rinovohet tërësisht. Sportet shkollore i kam për zemër dhe ky program do të zhvillohet me ndërtim të terreneve të hapura sportive e renovim të disa palestrave. Ajo që më gëzon shumë është fakti se 100 mijë euro më shumë i kemi ndarë sivjet për sektorin e sportit dhe kjo do të jetë një mundësi shumë më e madhe për operim të suksesshëm të klubeve. Zotohem, po ashtu, se shpresat olimpike do t’i përkrahim në të ardhmen, në formatin e bursave. Ju falëmnderit shumë. Do të mbetem gjithmonë, Luta i Juaj!

#LDKGjilan #LDK160

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn