Jam i lumtur që bashkë me partnerët vendorë e ndërkombëtarë, Gjilanit i kemi sjell miliona investime gjatë këtij mandati në bujqësi.

Jam i lumtur që bashkë me partnerët vendorë e ndërkombëtarë, Gjilanit i kemi sjell miliona investime gjatë këtij mandati në bujqësi. E kemi filluar me Inkubatorin e agro-biznesit, ndërsa po punojmë që ta shndërrojmë në Institut bujqësor për nevoja të fermerëve të rrafshit të Kosovës dhe Kosovës Lindore. Ujitja e tokave bujqësore është program që do ta realizojmë me Bankën Botërore. Do të angazhohemi ta themelojmë Departamentin e Bujqësisë në kuadër të Universitetit “Kadri Zeka”, për shkak se Gjilani ka kapacitete të larta agro-përpunuese dhe do ta zhvillojmë edhe më tutje politiken kadrovike të këtij sektori. Do ta vazhdojmë mbështetjen e plotë në të gjitha kategoritë e subvencioneve. Ju faleminderit shumë, Luta i Juaj!

(Takimi është organizuar në formatin 50 persona në ambient të hapur, sipas rregullave anti-COVID-19)

#LDK160#LDKGJILAN

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn