Teuta Xhemajli-Suliqi

Listës fituese të LDK-së i bashkohet edhe edukatorja, Teuta Xhemajli-Suliqi

Teuta Xhemajli-Suliqi, e lindur më 23 shkurt të vitit 1970 në Gjilan, ka diplomuar në Fakultetin e Edukimit dhe mbetet një kontribuese e palodhshme si edukatore e suksesshme mbi 10 vite.

Me dëshirën e madhe për dije dhe vazhdim të avansimit profesional dhe intelektual, aktualisht është në përfundim të nivelit Master në Universitetin Shtetëror të Tetovës – dega Pedagogji .

Me besim të plotë nga qytetarët e Gjilanit, Teuta ka marrë mandatin e parë në vitin 2017-2018 nga rradhët e LDK-së për Kuvend Komunal. Ajo është anëtare e Forumit të Gruas së LDK-së, Kryesuese e grave asambleiste si dhe anëtare e Komitetit për Arsim.

Pas një mandati shumë të suksesshëm, duke qenë zë i fortë i bashkëqytetarëve të saj në Kuvendin Komunal, Teuta Xhemajli Suliqi kandidon për herë të dytë.

Kandidimi i saj në këto zgjedhje, i bën nder LDK’së dhe Gjilanit!

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn